Ky vendim i marrë nga Bashkia e Salves do bëj që fëmijët me këto lloj çrregullimesh të qëndrojnën për disa orë për të marrë ajër të pastër, duke u shoqëruar nga prindërit ose një i afërm.
ITALI– Italia është vendi më i goditur në Europë nga koronavirusi, ku deri më tani kanë vdekur mbi 25 mijë njerëz, por teksa rastet e reja kanë rënë ndjeshëm qeveria ka njoftuar edhe rihpajen e vendit sipas fazave.

Duket e pabesueshme që me ardhjen e sezonit turistik plazhet do të jenë po njësoj si një vit më parë, por mesa duket gradualisht plazhet në Itali do të frekuentohen.

Bashkia Salve, në provincën e Leçes në Itali ka marrë vendimin për hyrjen në disa nga plazhet më të bukura të Salentos, si Torre Pali, Posto Vecchio, Lido Marini dhe Pescoluse, për të gjithë fëmijët që vuajnë nga autizmi, çrregullime të vëmendjes dhe paaftësi të rëndë intelektuale.

Ky vendim i marrë nga Bashkia e Salves do bëj që fëmijët me këto lloj çrregullimesh të qëndrojnën për disa orë për të marrë ajër të pastër, duke u shoqëruar nga prindërit ose një i afërm.

Por media italiane, “Corriere della Sera” shpjegon e gjithë kjo ka qenë ideja e një prindi, Francesco-s, babai i një djali nëntëvjeçar autik i cili tha se kjo është një iniciativë mjaft e rëndësishme, që duhet ndjekur nga të gjithë.
Ai shpjegoi se djali i tij tashmë është i lumtur që do të mundet të dalë pranë bregut të detit.

“Është një iniciativë e lavdërueshme, një shembull që duhet të ndjekin edhe të tjerët. Djali im tani është i lumtur. Unë e kam marrë atë tashmë në det dhe, si gjithmonë, ai nuk mund ka mundur të rezistojë dhe është zhytur në ujë.”- tha ai.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 47,681 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 849,092 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi: Corriere

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP