Kryeministri Rama përmes rrjetit “Facebook” dha njoftimin rreth masave dhe vijimit të situatës së koronavirusit. Ndër të tjera ai u shpreh dhe rreth pjesës së zhvillimit të turizmit.

“Sot fola me kryeministrin e Kroacisë për turizmin. Akoma nuk dihet me siguri asgjë. Falë edhe ndërveorimeve me të tjerët do ta kemi edhe ne planin e parë në fillim të majit. Shëndeti mbi të gjitha. Sot ka shkuar në 52000 numri i atyre që kanë përfituar pagën e liftës. Shumë ndjesë për kohën e marë por ishte e domosdoshme. Ndërkohë janë rreth 65000 që janë refuzuar, dhe janë ankuar por do t’u mbërrijë në e-mail që përfitojnë nga paketa e zgjeruar. Sqaroj se tatim fitimi për bizneset e vogal është falur por duhen paguar sigurimet dhe TVSH.

Për të mos u zgjatur kemi hyrë në një kthesë graduale dhe duhet të bëjmë edhe pak durim. Duhet të jemi të vetëdijëshëm që të tërhqim frenat siç tha edhe Kurz. Kemi modelin tonë të parashikimit të numrave dhe ai model do të na udhëqeheqë në vendimmarrjet tona. Mos u qani se pse ndryshojnë shpesh. Ka një forcë të padukshme që mund të na kthejë mbrpasht. Nëse nuk do kishim marrë masat, falë kësaj lufte sot nuk do mërziteshim por do qanim shumë të vdekur. Nuk do ta’ja dilnim dot. Do kishin 15 mijë të vdekur, e pamundur. Duhet të mos e harrojmë si mund të na kishte ndodhur për të mos gabuar se e keqja iku dhe kjo punë mbaroi nëse nuk e bëjmë deri në fund detyrën. Mund të ndodhë shumë më shpejt. Duhet ta ndajmë mirë mendjen. Normaliteti i ri nuk do të jetë si ai më para. Akoma më e rëndësishme, duhet të kemi një sjellje të re në raport me sigurnë dhe do të duhet t’i imponojmë me njëri-tjetrin për të mos u kthyer aty ku ne dolëm deri tani me kaq shumë sukses”, tha kryeministri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP