Në vendngjarje kanë shkuar fillimisht efektivë të policisë ushtarake, të cilët kanë pikasur qytetarin dhe më pas ka mbërritur ambulanca.
TIRANË– Një qytetar në Tiranë ka humbur ndjenjat pranë një stacioni urbani. pamjet e publikuara nga Report TV, tregojnë qytetarin e shtrirë në tokë, i cili është rrëzuar. Në vendngjarje kanë shkuar fillimisht efektivë të policisë ushtarake, të cilët kanë pikasur qytetarin dhe më pas ka mbërritur ambulanca.

“Ka puls të rregull, po hë,”– dëgjohet në sfond.

Advertisements

“Një, dy, tre,”- dëgjohet më pas teksa mjekët e ambulancës, të veshur e të maskuar hipin qytetarin në barrelë.

“Shiko se mos ka ashtu, epilepsi, vuan dhe nga së mudnja e tokës më duket,”- thotë një tjetër person

Advertisements

Nuk dihet arsyeja që ka bërë qytetarin të humbasë ndjenjast, dhe sëmundjet nga të cilat vuan ai. nuk përjashtohet as mundësia e infektimit nga Covid-19, duke qenë se në vendin tonë shënohe 416 persona me Covid-19. 24 persona kanë humbur jetën, ndërsa 182 të tjerë janë shëruar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP