Mjeku Ariet Gega mendon se në Shqipëri mund të jenë deri në 2 mijë të infektuar. Gjatë debatit në emisionin “360 gradë” eksporti i Shëndetit Publik, Erion Dasho tha se nuk i beson teorive konspirative, por atyre zyrtare.

Ariet Gega: Në Shqipëri aktualisht mortaliteti është diku te 20 e ca pacientë. Nuk dua të besoj që mortaliteti është shumë i lartë në Shqipëri, por nuk mund të ketë 400 raste në Shqipëri. Duhet të jenë mbi 1 mijë, diku 1 mijë-2 mijë, duke u nisur nga mortaliteti.

Advertisements

Erion Dasho: Unë tentoj ti besoj më tepër dhe jam i linjave zyrtare. Teoritë konspirative gjithmonë do të ekzistojnë, aq më tepër kur janë problem të reja shëndetësore si ky i covid-19. Teoritë konspirative e kanë shoqëruar që nga fillimi epideminë dhe ka patur teori të shumta. Unë i besoj më tepër teorive zyrtare./oranews

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP