Ditën e sotme kancelaria gjermane Angela Merkel u zotua për fonde të konsiderueshme për kërkimet mbi koronavirus.

Merkel ka thënë se një vaksinë e mundshme kundër COVID-19 duhet të vihet në dispozicion për të gjitha vendet.

Sipas ‘AA’ kancelarja gjermane me anë të një video-konferencë midis liderëve të BE, tha se kthimi i jetës normale në të gjithë botën do të ishte e mundur vetëm pasi të zhvillohej një vaksinë kundër koronavirusit.

“Nëse gjejmë një ilaç ose vaksinë, testojmë dhe aprovojmë atë, atëherë kjo duhet të jetë e disponueshme për të gjithë botën,” theksoi Merkel.

Gjermania miratoi ditën e djeshme provat e para klinike të një vaksine COVID-19 te njerëzit.

Ndërkaq, shkencëtarët dhe studiuesit në të gjithë botën po përpiqen të gjejnë një vaksinë për virusin i cili ka ka vrarë më shumë se 183,000 dhe ka infektuar mbi 2.6 milion njerëz në të gjithë botën. Afro 715,000 pacientë të prekur nga koronavirusi janë shëruar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP