4500 studentë do të ishin në rezidencat studentore të qytetit studenti nëse universitetet nuk do të ishin mbyllur. Por pjesa më e madhe prej tyre janë kthyer në vendlindje, ndërsa vetëm 78 studentë gjenden këtu pasi janë. ku 20 prej tyre janë studentë kinezë.

Anila Shehu, drejtoresha e QS-së”

“ Që në momentin e largimit ne kemi marr masat për të dezinfektuar. Kemi të hapura vetëm 9 konvikte në 36 prej tyre, pjesa tjetër është e mbyllur se nuk pati studentë. Jo të 4500 studentët që kanë jetuar në Qytetin Studenti kanë bërë një pagesë të plotë. Janë më pak se gjysma. Ka plot studentë që tarifën e bëjnë mujore dy mujore 3 mujore ose e kane ndarë me dy këste. Që kështu ne varësi të njoftimit zyrtar që do të bëhet për rifillimin e fakultetit ne do vijojmë të gjithë komunikimin me studentët. Kush nuk do dojë të vijojë akomodimin për vitin tjetër akademik tarifa do t’i kthehet”

Një ditë më parë, rreth 330 studentë firmosën peticionin elektronik ku kërkonin anulimin e tarifës së konvikteve për sa kohë nuk janë shfrytëzuar në këtë periudhë. Drejtoresha e rezidencave studentore të QS, Anila Shehu i tha Top Channel se ka një plan zgjidhje për ta.

“Tarifa e mbetur që nuk është marr shërbimi do t’u kthehet të gjithë studentëve në gjendjen e llogarisë bankare . Nëse studenti do të dojë që kjo tarifë ti rikonsiderohet për vitin tjetër akademik , do e plotësojmë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP