Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën ‘Ar rest shtëpie”, për Duron, i cili u vu në pra nga më 24 mars, pasi u denoncua për përndjekje nga ish-bashkëshortja.
TIRANË– Ish-futbollisti i kombëtares kuqezi, Klodina Duro do të vijojë të qëndrojë i mbyllur në shtëpi. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën ‘Ar rest shtëpie”, për Duron, i cili u vu në pr anga më 24 mars, pasi u denoncua për përndjekje nga ish-bashkëshortja.

Duro u la nën masën “ar rest shtëpie” më 28 mars nga Gjykata e Tiranës, duke u liruar katër ditë pas vënies në pr anga.

Mbrëmjen e 24 marsit, ish-futbollisti kishte shkuar në banesën e ish-gruas, në ish-Bllok, dhe kishte filluar që të go diste derën e saj. Pas thirrjeve për t’u larguar, Duro qëndroi sërish duke e detyruar ish-bashkëshorten që të telefononte Policinë. Gjatë seancës së mbajtur më 28 mars, avokati i Duros, Erjon Kullolli është shprehur se klienti kishte shkuar në banesë për të takuar të bijën. por ish-bashkëshortja nuk e kishte lejuar. Vetë ish-futbollisti nuk është prononcuar në lidhje me këtë çështje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP