Epidemiologu Dritan Ulqinaku në një intervistë me Skype për emisionin Repolitix në Report Tv u shpreh se koronavirusi nuk lë pasoja te njerëzit që e kalojnë. “Nuk lë asnjë pasoja” tha ai. Por cfarë duhet të bëhet me masat shtrënguese?

Ulqinaku u shpreh se masat e forta duhet të fillojnë që të liberalizohen, por me kujdes. “Vendet që përdorin vaksinën e tuberkulozit kanë më pak të prekur se pjesa tjetër që nuk e aplikon. Mendimi im është që ne duhet të tentojmë ti heqim masat, pasi mund të jetë bashkudhtarë i jetës sonë për shumë vite. Këtë nuk e di njeri.

Advertisements

Personalisht do të isha për liberalizimin e masave për ta konsideruar si sëmundje si gjithë të tjerat, por gradualisht duke ruajtur masat e distancimit, jo kthim menjëherë si para 8 marsit. Por me disa fasha dhe gradualisht” tha ai./shqiptarja

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements