Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar në parlament numrin e të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

Bëhet me dije se janë zbuluar 7 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë.

“Ende nuk kemi arritur në fund të kësaj pandemie. Ne sot kemi 272 persona të cilët janë aktivë ndër 773 raste pozitive të konfirmuar nga COVID-19. 470 të tjerë janë të shëruar. Jeni ende në një fazë aktive të epidemisë, edhe pse jemi duke bërë përpjekje madhore atje ku ka vatra të hapura të epidemisë. Ne sot konstatojmë rreth 100 vatra aktive, kryesisht vatra familjare dhe në punë. Ajo çka jemi duke bërë është një hetim epidemiologjik. Kjo është një punë shumë e madhe, por nuk po vlerësohet nga të gjithë, por puna që po bën gjithë sistemi epidemiologjik është një punë fantastike, Të gjithë janë në lartësinë me detyrës”, u shpreh Manastirliu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP