O Pasha i Surrelit!

Mirë që daljet nga shtëpia na i ke ba me orar dhe na del në facebook, sa herë të teket, sikur na ke shpirtin e frymëmarrjen në dorë kur thua: sot le të dalin paksa të moshuarit! Nesër gratë pa burra! Pasnesër mund të dilni për ushqime, e kështu me radhë sipas oreksit të Pashait.

Sikur kalon në orgazëm o Pasha kur mendon se e ke mbyllur një popull brenda pa punë e pa bukë, e ke gënjyer me një 400-she, e cila nuk ka arritur te asnjëri.

Këtë që ke arritur me mbylljen brenda të popullit dhe që ke “te drejtën” vetem ti t’ia lirosh apo shtrëngosh frymemarrjen popullit, as Enver Hoxha nuk e pati “fatin” ta bënte.
Ndaj je Pasha e shkuar Pashait!

Por së paku lërua dritat ndezur popullit e jo siç ke urdhëruar OSHEE-në të stakojë dritat që në orën 24:00 nëpër fshatra për të kursyer, ndërkohë që bërtet e shpërfytyrohesh kur të kërkojnë të shtyhet pagesa e energjisë për të varfrit.

Por edhe kur i kanë paguar, edhe marsin, prapë ua pret dritat o Pasha sikur nuk shkon!
A zbatojnë porosinë tuaj, sië shprehen drejtuesit e OSHEE-së nëpër rrethe apo të gënjejnë, o Pasha, kjo gjithsesi ty të rëndon me mllef popullor.

Ndaj o Pasha i Surrelit, edhe mbyllur me çelës brenda, edhe pa drita, edhe pa punë, edhe pa shpresë për një ditë më të mirë nuk do durojnë këta që ke mbyllur brenda e ndërkohë shkrihesh nga kënaqësia e dhu nuesit të tjerëve.

Ti ke edhe një fat që për dreq po e vuan populli: ti nuk ke opozitë!
Se ndryshe populli do shpër thente dyert dhe vraponte në Surrel.

Dhe jo vetëm ndizte dritat nga celësi i transformatorit tënd të madh, por edhe shpëtonte nga “corona-virusi” rilindas!

Por pa merak o Pasha, se zemërimi do ndizet dhe nuk do pyesë më as për Ju as për Bashën!
Ka edhe të tjerë që ia vënë flakë, Zemërimit!
S.P.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP