Evropianët mund të jenë optimistë se një pushim veror eshte ende i mundur megjithë pandeminë e koronavirusit. Deklaraten e ka bere se fundi presidentja e Komisionit Evropian.

Një javë pasi ajo deklaroi per evropianet se nuk duhet te planifikojne pushime apo te bejne prenotime per kete vere, Ursula von der Leyen tani ka sugjeruar që pushimet mund të ishin të mundshme duke aplikuar ‘zgjidhje të zgjuara’.

“Unë mendoj se do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të pasur pushime verore,” tha ajo në një intervistë ne portalin e lajmeve Porto Expresso.

‘Ndoshta pak më ndryshe, me masa të tjera higjienike, me pak më shumë distancë sociale, por është mbresëlënëse të shohim që kemi gjetur zgjidhje. Kështu që unë jam optimiste për pushimet e verës” tha ajo.

Sidoqoftë, ajo nuk tha qartë në komentet e saj nëse fliste për pushime jashtë vendit apo brenda vendit.

Von der Leyen tha që ishte “mirë” që vendet po fillojnë të heqin “masat kufizuese”, por paralajmëroi që qeveritë duhet ta bëjnë këtë “me kujdes, hap pas hapi dhe gjithmonë me vigjilencë”.

Komentet e saj japin njëfarë optimizmi për shumë njerëz që janë detyruar të anullojnë planet e tyre për shkak të krizës globale të koronavirusit.

“Eshte e vështirë të parashikosh se si do të jenë muajt e ardhshëm, por ajo që unë shoh është se ne kemi filluar të mësojmë të jetojmë me virusin”, tha von der Leyen, duke shtuar se ajo ishte ‘e impresionuar’ me zgjidhjet që janë gjetur nga disa sektorë për të përballuar krizën.

“Për shembull, unë jam e impresionuar kur shoh se sa inovative është ekonomia, në mënyrën se si prodhimi ka ndryshuar,” tha ajo. “Punëtorët punojnë meë ndërrime, me grupe më të vogla, me distancë sociale, me masa të reja higjene.”

Masat e tilla, shpreson ajo, mund të përdoren gjithashtu për rihapjen e sektorit të turizmit nga i cili përfitojnë kaq shumë vende në Evropë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP