A keni dëgjuar për tubat që TAP vendosi në mbarë Shqipërinë? Ato janë tuba të pandërprerë me metal të fortë që po lidhin Azerbajxhanin me Shqipërinë dhe më tej me disa vende të Evropës. Në këto tuba pritet që të vërshojë gazi që do të furnizojë mbarë Europën.

Duke u bauar pikërisht tek tubi, Holanda është duke konkretizuar projektin për krijimin e “Hyperloop”, një linjë trenash transporti të shpejtësisë së lartë që do të lidhë Amsterdamin me Parisin në më pak se 90 minuta. Plani që kërkohet të zbatohet, vjen pas një studimi që flet për qëndrueshmëri ekonomike të këtij sistemi transporti, risi absolute në botë.

“Hyperloop”, praktikisht është një tren i shpejtësisë së lartë, por në formë kapsule që lëviz brenda një tubi çeliku me shpejtësi deri në 965 km/h dhe që mund të transportojë 200 mijë pasagjerë në orë, drejt një destinacioni. Ky tub çeliku përshkon tokë, nëntokë dhe lumenj e dete.

Më i qëndrueshëm se aviacioni dhe padyshim më i shpejtë se trenat aktualë të shpejtësisë së lartë, mbështetësit e këtij projekti janë të bindur se kjo formë transporti është e ardhmja e transportit mes shteteve dhe madje ndërkontinentale, informon CNN.

Studimi i kryer tregoi se një linjë europiane “Hyperloop” do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit mes qyteteve europiane, por do të ketë edhe përfitime të jashtëzakonshme ekonomike. Kjo formë transporti është parë dhe si një alternativë shumë e mirë ndaj linjave klasike të lëvizjes që shkaktojnë ndotje të lartë të ajrit.

Ndërkohë Hiperloop në Dubai ka nisur prej dy vitesh testet në Dubai siç shikoni në videot e mëposhtme. Janë disa kompani të mëdha në boyë që po investojnë miliarda dollarë në këtë opsion të ri transporti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP