Ndërroi jetë në Nju Jork, në moshën 81-vjeçare, Rexhë Xhakli veprimtar i shquar për çështjen shqiptare.
Rexhë Xhakli lindi në Fier, në një familje kosovare, më 1939. Shkollën fillore e kreu në Ferizaj, gjimnazin në Prishtinë, ndërsa në Zagreb studioi fakultetin teknik, por u detyrua të ndërpriste studimet për t’i ikur përndjekjeve të pushtetit të Rankoviçit.
Advertisements
Gjatë viteve të jetës në Kosovë ai u përball me përndjekjen e regjimit serb, si me me bur gjet e tort urat e UDB-së por kurrë nuk u përkul.
Rexhë Xhakli emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që në fillim u përfshi në veprimtaritë në ndihmë të Kosovës dhe çlirimit të saj prej okupatorit serb.
Ai u dallua për donacione në ndihmë të organizatave dhe individëve në komunitet e në Kosovë si dhe njëri ndër shqiptarët që krijoi lidhje me personalitete të rëndësishme amerikane në të mirë të Kosovës.
Advertisements


Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!