Asnjë tërheqje nga masat kufizuese për frenimin e përhapjes së koronavirusit, tani për tani asgjë nuk ndryshon. Lehtësimi do të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Kështu ka konfirmuar kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili paralajmëron se ende nuk ka asnjë vendim për pasojat e kësaj krize.

“Ne do të hyjmë në fazën 2 kur ekspertët të thonë kështu dhe vetëm duke filluar nga disa sektorë”.

Sa i përket masave ekonomike, Conte siguroi likuiditetin për bizneset, me dekretin e paralajmëruar të cilin ai shpreson ta çojë në Këshillin e Ministrave që herët në mëngjes të Premten e javës tjetër dhe më pas për fillimin, për të cilin shpresohet para Pashkëve, të një lloj manovre me masa të reja më të zbutura.

“Ne nuk jemi në gjendje të themi se kur do të përfundojë emergjenca. Unë do të isha personi i parë i lumtur po të kisha mundësi të “lehtësoja masat”, tha kryeministri në televizionin spanjoll La Sexta.

“Mund të them që duam të largohemi nga emergjenca sa më shpejt. Tashmë po planifikojmë një fazë të re të menaxhimit të saj, në të cilën të lehtësojmë disa masa dhe të mësojmë të jetojmë me virusin. Në fund do të vijë faza e daljes përfundimtare, për të rindërtuar strukturën ekonomike dhe sociale dhe për të ringjallur ekonominë”, tha ai./Ansa– PANORAMA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP