Akademiku dhe Profesori Artan Fuga i ka bërë thirrje qeverisë që të rrisë pagat e punonjësve si dhe atë minimale që të përballojë krizën dhe jo të marrë nisma për të dhënë hua apo koncesione me PPP. Rritja e pagave sipas tij do të nxiste kërkesën në treg.

Fuga shprehet se tregun e komandon konsumatori masiv dhe qeveria atë duhet të financojë dhe jo ta drejtojë ajo bashkë me disa oligarkë.

Advertisements

Po ashtu akademiku shprehet se konsumatori është zëvendësuar me taksapagues dhe ky sipas tij është virusi i ekonomisë pas COVID-19.

STATUSI I ARTAN FUGËS

Qeverrrrrrria të nxisi kërkesën në treg, jo ofertën përballë një konsumatori me xhepa të grrisur

Advertisements

———————–

Qeverrrria të financojë konsumatorin masiv, aksionerin masiv që duhet krijuar tani urgjent dhe jo nesër, shtresat në nevojë, të rrisi pagat dhe jo t’i përgjysmojë ato me tip nismash revolucionare si në vitin e mbrapshtë 66 dhe 68, të detyrojë rritjen e pagës minimale, të japi shërbime publike dhe të nxisë kantieret publike. Të stimulojë bujqësinë, blegtorinë, artizanatin, industrinë përpunese të lëndëve të para, sipërmarrjet e mesme prodhuese, etj.

Qytetarë mos t’i lemë ca birbo gjoja ekonomista që kanë shitur shpirtin te ca biznese të falimentuara, pa dobi shoqërore, kurse mendjen as e kanë pasur ndonjëherë në vend!

Ashtu përballet kriza jo me hua që marrin bizneset e mëdha apo nga PPP që jepen duke rënduar taksat dhe duke përkesësuar borxhin publik.

Ky është liberalizëm i ndershëm dhe jo maskarallik.

Sepse tregun e komandon konsumatori me kërkesën e vet, joà ta drejtojë qeverrrria me ca oligarkë të lidhur me të që e komandojnë ekonominë me teke të ardhura nga qejfi i tyre, duke e zëvendësuar konsumatorin e lirë, kërkesën e lirë në treg, me urdhërin e xhandarit që mbledh taksa.

Kemi zhdukur konsumatorin dhe zëvendësuar me taksapaguesin brrekçjerrë!

Ky është virusi i ekonomisë pas koronavirusit ore ti i ekonomiiisë, o trap !

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP