Shtatë raste të reja me kononavirus janë konfimuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Krujë duke e çuar në 65 numrin e të infektuarve në këtë qytet.

6 nga rastet e fundit me koronavirus në Krujë jane punonjëse në një fasoneri.

Ndërsa rasti 7 është nje rast qe e ka marre infeksionin nga familjari që ndodhet i shtruar tek spitali Infektiv në Tiranë.

Në raportimin e sotëm, ministria e Shëndetsisë sot ka konfirmuar 18 raste të reja me koronavirus në këtë qytet, ku të gjithë të infektuarit e kanë marrë virusin nga vatra kryesore e infeksionit në vend që është fasoneria e prodhimit të këpucëve.

Ndërkohë deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar pozitive 634 raste dhe 27 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi./abcnews

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP