Numri i vik timave nga koronavirusi, i cili po gjunjëzon botën, vazhdon të rritet ndjeshëm, më së shumti në SHBA, Spanjë, Francë, Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë mëngjes worldmeters.info njofton se numri i të infektuarëve në mbarë botën ka shkuar në mbi 2 milion e 638 mijë, ndërsa numri i të vde kurve ka shkuar në 184,249.

Ndërkohë mbi 179 mijë vde kje janë regjistruar jashtë Kinës, vendit ku shpërtheu pandemia. SHBA dhe Franca janë vendet ku numri i vik timave po rritet me shpejtësi, pasi Italia dhe Spanja janë në sheshpushimin e kurbës së rasteve dhe vik timave, pasi diferenca ndërmjet ditëve është relativisht e vogël.

Numri i viktimave në Itali i ka kaluar 25,000.

Ndërkohë SHBA është vendi i cili po përballet më keq me luftën kundër koronavirusit. SHBA ka numrin më të lartë të të infektuarëve dhe të vik timave në botë, me 849,092 raste, dhe mbi 47 mijë të vdekur.

Kujtojmë se Covid-19 ka prekur 634 persona në Shqipëri, 27 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP