Një 17-vjeçar nga qyteti i Lezhës ka ndërmarrë një nismë krejt unike në luftën ndaj koronavirusit.

Ai ka zbritur në rrugët e qytetit dhe ka dhuruar 500 maska për kalimtarët e ndryshëm, ndërsa ndihmon edhe të moshuarit që t’i vendosin ato për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Advertisements

17-vjeçari Aldi Gjoka ka arritur që vetëm me shpenzimet e tij të sigurojë rreth 500 maska për t’ua shpërndarë ato kalimtarëve të rastit në rrugët e qytetit.

Kjo është një nismë shumë e veçantë që jep një kontribut domethënës në ndërgjegjësimin e njerëzve për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP