Ambasada e Spanjës në Tiranë ka shprehur mirënjohjen për vendin tonë.

Kjo pasi është bërë e mundur nisja drejt Frankfurtit e tre shtetasve spanjollë të cilët ishin bllokuar nga koronavirusi në Shqipëri.

Shoqëruar me fotot nga Aeroporti i Rinasit, Ambasada uron “tre miqtë” të cilët do të udhëtojnë me “Air Albania”.

Postimi i plotë:

Sot paradite, Ambasada e Spanjës shoqëroi në aeroportin e Rinasit, tre miq, të cilët u nisën drejt Frankfurtit, falë bujarisë së autoriteteve shqiptare si dhe kompanisë ajrore “Air Albania”.

Udhëtim të mbarë Luisa Maria, Valeria, si dhe natyrisht lektorit tonë të gjuhës spanjolle në Departamentin e Spanjishtes të Universitetit të Tiranës: – Rrugë të mbarë Pablo, shumë faleminderit për ndihmën dhe punën tënde të jashtëzakonshme si dhe të urojmë shumë fat në të ardhmen!/Shqipëriaime

 

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP