Ndërsa Kina ngadalë i dërgon qytetarët përsëri në punë, ekipi i Shoqatës së Futbollit kinez, Guanzhou Evergrande, nisi një projekt prej 1.7 miliardë dollarësh, për ndërtimin e stadiumit më të madh të futbollit në botë, i cili pritet të përfundojë deri në vitin 2022, duke treguar kështu optimizmin e qeverisë për rifillimin e mbledhjet masive të njerëzve.

Të enjten ekipi kinez i futbollit, Super League Guangzhou Evergrande, filloi ndërtimin me vlerë prej 1.7 miliardë dollarësh, të stadiumit ‘Flower City’ në formën e një zambaku uji raporton Forbes. Kjo do të jetë arena më e madhe e futbollit në botë me 100,000 vende që përfshin ndër të tjera 16 suita private VIP, 152 suita VIP dhe zona FIFA.

Mega Stadiumi është parashikuar të përfundojë në vitin 2022, në mënyrë që të shërbejë në Kupën e Azisë 2023. Kjo është një shenjë që kampionati dhe ngjarjet sportive në Kinë do të rifillojnë pa kufizime distancuese sociale deri atëherë.

Guangzhou Evergrande është në pronësi të Evergrande, kompania më e madhe e pasurive të patundshme në Kinë, me 65 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2019.

‘Stadiumi Evergrande do të kthehet në një pikë referimi të ri të klasit botëror, e krahasueshme me Operën në Sidni dhe Burj Khalifa në Dubai, dhe një simbol i rëndësishëm i futbollit kinez për botën.’ tha Xia Haijun, presidenti i Evergrande.

Super Liga kineze fillimisht ishte planifikuar të fillonte sezonin e saj në 22 shkurt, por për shkak të pandemisë , FIFA aktualisht është në pauzë pa ndonjë datë të caktuar për rinisjene aktiviteteve sportive. /Opinion

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP