Një grua e moshuar në Blegjikë ka vd ekur nga koronavirusi pasi refuzoi ventilatorin e frymëmarrjes për t’ia liruar një pacienti më të ri.

90 vjeçarja Suzanne Hoylaerts, nga Binkom, pranë Lubbeek, raportohet se u tha doktorëve: “Nuk dua të përdor respiratorin artificial. Ruaje për pacientët më të rinj. Unë e kam bërë një jetë të mirë tashmë”.

Ajo ishte shtruar në spital më 20 mars pas përkeqësimit të gjendjes me Covid-19, pasi vuajti nga hu mbja e oreksit dhe mungesa e frymëmarrjes. Ajo u konfirmua me koronavirus dhe u izolua, çka bëri që vajza e saj Judith nuk mund ta vizitonte. Dy ditë më vonë Hoylaerts vd iq.

Vajza e saj Judith i tha gazetës holandeze Het Laatste Nieuws: “Nuk munda t’i them lamtumirë dhe as nuk munda të shkoj në va rrim”.

Ajo shtoi se nuk e di si kishte kapur virusi nënën e saj pasi kishte qenë vetëm në shtëpi sipas masave të izolimit.

Belgjika ka pasur 705 vd ekje nga sëmundja me një rritje dra matike prej 200 ne 24 orët e fundit. Një 12-vjecare trag jike atje u bë vik tima më e re e epidemisë në Evropë./tch

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP