Nga emrat e diskutuara si medikamente që kanë një efekt ndaj koronavirusit, hidrosiklorokina ose më mirë Plaquenil, siç njihet në treg, është ai më i njohur.

Sponsori i tij më i madh ka qenë vetë presidenti i SHBA Donald Trump, pasi një studim kinez kishte treguar rezultate inkurajuese në Wuhan.

Advertisements

Por një nga pikëpyetjet e mëdha për ketë ilaç, i miksuar shpesh herë me azotromicinën, janë efektet anësore të tij.

Për këtë arsyeje spitalet në Suedi, vend që kishin përkrahur testimin e Plaquenilit në rastet e pacientëve në gjendje të rëndë nga COVID-19, kanë njoftuar se kanë ndërprerë ilaçin në fjalë.

Pacientët, sipas mjekëve të spitalit të Gotaland, filluan të shprehnin shqetësime si humbje e përkohshme e shikimit, migrenë të fortë, rritje të palpitacioneve.
Njëri prej tyre, ka treguar sesi disa ditë pas kurës ai filloi të kishte dhimbje koke të tilla sikur po futej në “një kabinë elektrike”.

Advertisements

Për më shumë, mjekët nuk arritën të vlerësonin efekte çudibërëse ndaj koronavirusit, të tilla që të justifikonin efektet anësore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP