Ndoshta i lodhur, ndoshta edhe nga padija. Por kryeministri Edi Rama u bë sërish sot ‘viral’ në rrjetet sociale me përgjigjet e tij.

Teksa një qytetar i fshatit Çërravë në Pogradec i qante hallin e tij, kryeministri dha një përgjigje që askush nuk e priste.

Advertisements

Për shkak të mungesës së transportit qytetari vendosi ti shkruajë shefit të qeverisë në Facebook-un e tij.

“Ju kam shkruar shumë herë. Nuk kemi çfarë të hamë. Për shkak të masave nuk shkoj dot në punë. Qendra Administrative Çërravë ndau disa herë ndihma dhe punonjësit i ndajnë sipas qejfit”, shkruan ai.

Por përgjigja e Ramës ishte befasuese.

Advertisements

“Leri çerrat e mos fyej njerëzit, po shkruaj ku punon dhe si e ke konkretisht hallin”, i përgjigjet Rama, i cili mësimin e Gjeografisë e merr nga një tjetër qytetar.

“Edi Rama, Çërravë është fshat i Pogradecit, sapo zbret nga Qafë Plloça”, e korrigjon ai.

Le të bëhet ky komunikim online një mësim i mirë për kryeministrin e vendit, i cili duhet ti njohë më mirë fshatrat e shtetit që qeveris prej 7 vitesh tashmë…

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP