Kreu i opozitës, Basha, ka publikuar disa pamje dëshpëruese të qytetarëve.

Me anë të videos, ata tregojnë se nuk kanë mundësi ekonomike, për më tepër tani në kohën e koronavirusit.

Advertisements

Po ashtu i bën thirrje qeverisë të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari, si dhe të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike.

Postimi i plotë:

Me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti. Të përjashtuar nga plani i qeverisë, çdo ditë që kalon, për ta është një ditë pa bukë.

Advertisements

Duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit. Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet më asnjë ditë!

Qeveria e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari. I bëj edhe një herë thirrje të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën! Koha është TANI!/Shqipëriaime

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP