Një incident ka ndodhur në orët e mëngjesit në Spitalin Infektiv.

Teksa ekpi i urgjencës po nxirte me barrelë nga ambulanca një paciente të moshuar të dyshuar me COVID-19, një nga këmbët e pajisjes është mbyllur duke shkaktuar rënien e pacientes dhe rrëzimin e një prej pjesëtarëve të personelit.

Gjendjen e pacientes e ndoqi me vëmendje edhe infeksionisti Tritan Kalo.

Fatmirësisht e moshuara e shtruar tani në Spitalin Infektiv, nuk ka pësuar dëmtime./VizionPlus

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP