Gazetari Elton Qyno është shprehur se Orges Bilbili, i cili u arr estua një ditë më parë në Tiranë, financohej nga disa persona të tjerë për jetën që bënte në kryeqytet.

I ftuar në studion e lajmeve në Report TV, Qyno tha se të gjitha pistat janë të hapura dhe se duhen gjetur njerëzit që e kanë financuar të rrezikshmin.

Advertisements

“Të gjitha pistat janë të hapura për të kuptuar se kush e ka ndihmuar financiarisht dhe kush i ka vënë në dispozicion banesë dhe ka financuar veprimtaritë e tij kr iminale.

Padyshim ka persona që e kanë ndihmuar, pasi nuk mund të ketë vepruar i vetëm në një kohë që ishte i kërkuar nga gjithë policia,”– tha Qyno.

Mesditën e djeshme, Orges Bilbili, një nga autorët e mas akrës së Lushnjes, dhe pjesë e ba ndës së Lushnjes, është pl agosur me ar më zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja.

Advertisements

Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe ka kundërshtuar urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një ar më zjarri.

Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e që llojë nëse nuk largohet. Efektivi ka që lluar një herë në ajër, më pas e ka pla gosur në këmbë. Për pasojë është pl agosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të pl agosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP