Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje në këtë klinikë ka vd ekur pacientja F.G. (1947), nga komuna e Shtimes.

“Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga Klinika Infektive, kjo është vdekja e 15-të në QKUK nga Covid-19 dhe e 20-ta në nivel vendi nga kjo sëmundje.

NJOFTIM

Shtime, 25 prill 2020 – Komuna e Shtimes është informuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, sot, ka ndërruar jetë F.G 73 vjeçe, nga fshati Pjetërshticë e diagnostifikuar më parë me sëmundje kronike (paralizë cerebrale), ndërsa më 20 prill 2020 ka rezultuar pozitiv me Covid – 19.

I shprehim ngushëllime familjes, Pjetërshticës dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Shtimes.

Ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja si dhe përfaqësuesi i Këshillit të Bashkësisë Islame.

Ju lutemi që ta respektoni vullnetin e familjes dhe thirrjen institucioneve për kujdes në pjesëmarrje në va rrim.

Shtabi Emergjent

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP