Një çift nga Florida e SHBA-ve, u drejtua në një supermarket për të blerë ushqime, por ajo që i la pa fjalë, ishte një tjetër kliente, e cila përdorte mbathje në vend të maskës.

Jared Richter dhe gruaja e tij Jennifer, kishin shkuar për të bërë pazar në supermarket, kur vunë re një grua e cila mbante në fytyrë mbathje në vend të maskës dhe kjo i ka habitur jo pak.

“Kam parë njerëz me ide krijuese, por fakti që ajo thjesht kishte mbuluar fytyrën me mbathje dhe as nuk ishte përpjekur të bënte një maskë të duhur, ishte qesharake, e çmendur do ta quaja unë”, u shpreh Jared.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP