5 ditë pas trajtimit në mjekimin intensiv, dita e martë ka qenë fatale për një shtatzënë nga Gjakova.

V.P dhe foshnja që ishte në javën e 28-të të shtatzënisë kanë vdekur mëngjesin e së martës, pas një gjendjeje të rëndë shëndetësore.

Por, mjekët kanë refuzuar të japin informata nëse 39-vjeçarja kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ata po ashtu kanë bërë thirrje edhe një herë që në këtë kohë të gjithë t’i shmangin kontaktet jashtë anëtarëve të familjes me të cilët jetojnë.

Gjatë së martës, në Klinikën Infektive trajtimin e kanë vazhduar 55 pacientë, 12 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rëndë, raporton KOHA.

Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të IKSHPK-së, edhe tre pacientë nga komunat veriore me shumicë serbe kanë vdekur nga COVID-19.

Një person ka vdekur gjatë trajtimit në Nish, një në Kragujevc dhe tjetri në veri të Mitrovicës.

Por, të dhëna të tjera kanë prezantuar epidemiologët në veri të Mitrovicës. Sipas tyre, dy persona kanë vdekur nga COVID-19.

“Që nga fillimi i marrjes së mostrave dhe deri ditën e djeshme janë testuar 665 persona, nga të cilët kemi 82 të infektuar, 21 të shëruar dhe fatkeqësisht 5 të vdekur…Sipas komunave, situata është si vijon, në veri të Mitrovicës 33 të infektuar, 9 të shëruar dhe një i vdekur. Në Zveçan janë 19 të infektuar, 11 të shëruar dhe një i vdekur. Në Leposaviq 11 të infektuar, një i shëruar dhe tre të vdekur. Në Zubin- Potok, janë 19 të infektuar”, thotë epidemiologu Aleksandër Antonijeviq.

Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje për KOHËN, mospërputhjen e të dhënave të personave të vdekur në komunat me shumicë serbe e ka arsyetuar me faktin se kjo varet nga dinamika e dërgimit të të dhënave nga shtabet komunale./KOHA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP