Dy emigrantë shqiptarë janë gjobitur nga pala greke në doganën e Kakavijës teksa po ktheheshin për në atdhe, pavarësisht marrëveshjes mes vendeve që shkeljet e afateve mos merren në konsideratë në këtë periudhë koronavirusi. Gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase ka biseduar me dy shqiptarët, të cilën janë shprehur se janë gjobitur me nga 1900 euro nga pala greke për tejkalim të afatit 90 ditor të qëndrimit në zonën shengen. Vula dhe gjoba e vendosur mban datën e sotme në pasaporta 9 Prill 2020.

Ndërkohë që 21 shqiptarë të tjerë janë gjobitur me nga 150 euro për shkak të thyerjes së rregullave të karantinës të vendosura nga qeveria greke, pra lëvizin pa autorizim, pa njoftuar autoritetet. Në javën e fundit situata në kufirin me Greqinë në Kapshticë dhe Kakavijë ka qenë mjaft problematike, ndërsa kryeministri Edi Rama sqaroi për shqiptarët e mbetur jashtë atdheut se kufijtë janë mbyllur për të frenuar koronavirusin dhe se asnjë shqiptar që është rezident jashtë, nuk do të lejohet të futet brenda kufirit tonë.

Advertisements

Ata që kanë urgjencë duhet të marrin leje në ambasadë dhe konsullatë dhe më pas do të qëndrojnë 14 ditë në karantinë me lekët e hyrë në një hotel të përcaktuar nga qeveria në Shqipëri më pas do të bashkohen me familjet. Ambasada greke në Tiranë njoftoi se shqiptarët që duan të kthehen nuk do të pengohen, ndërsa ata që duan të qëndrojnë dhe u kalon afati 90 ditor i qëndrimit nuk do të gjobiten, por sot ndodhi e kundërta.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP