Për plasje e ash për mes të përditshmes gjermane Die Welt dhe qeverisë italiane.

Në një artikull të publikuar në versionin online, gazeta i kërkon kancelares Angela Merkel që të ndalet dhe të mos dorëzohet ndaj kërkesave të Italisë, në këto ditë kur flitet për Eurobondin dhe ku Gjermania dhe Holanda, duken vendet më të vendosura për qëndrimin kundër.

Advertisements

Në artikull shkruhet ndër të tjera se në Itali ma fia, po pret financimet nga ana e Bashkimit Europian.

Në artikullin të cilin në origjinal e gjeni këtu thuhet se, “Solidariteti duhet treguar me bujari, por pa limite dhe kontrolle? Duhet të jetë e qartë se në Itali, ku ma fia është e fortë dhe po pret që të vërshojnë financimet nga Brukseli, fondet duhen derdhur vetëm për sistemin shëndetësor dhe jo për sistemin social dhe fiskal. Natyrisht italianët duhet të kontrollohen nga Brukseli dhe ti përdorin fondet konform rregullave. Edhe në krizën e koronavirusit, parimet themelore duhet të vlejnë akoma”.

Ndaj këtij artikulli, reagoi i revoltuar ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili i intervistuar në Uno Mattina, e cilësoi si një etiketim të turpshëm dhe të papranueshëm, duke shprehur besimin se qeveria gjermane do distancohet.

Advertisements

“Italia qan sot vik timat e koronavirusit dhe është e papranueshme që në një moment të tillë, vijnë su lme të tilla”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP