Reperi i njohur G Bani ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora. Ai ka folur për jetën e tij private duke treguar se është në një lidhje dashurie me një vajzë nga Mirdita.

“Jam në një lidhje me një vajzë nga Mirdita. Duhemi shumë dhe jemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Bëmë kohë, rreth një vit. Është shumë e bukur, është e zgjuar, është katunarja ime domethënë nuk e ka problem kur unë flas me dialekt”, është shprehur ai.

G Bani ka treguar se vajza ia ka fituar zemrën me bukurinë e saj dhe me kujdesin e treguar. Po ashtu reperi ka folur dhe rreth skenave të xhelozisë në lidhjet e tij të mëparshme. Ai ka treguar se ish e dashura nga Brazili e ka detyruar të marrë një modele të shëmtuar në klip.

“Isha në Londër dhe po xhiroja një videklip me GBMC, të titulluar ‘Kon Don’. Atëherë isha i lidhur me një vajzë nga Brazili dhe ajo arriti deri aty sa më detyroi që modelen që do merrja tek klipi, ta merrja të shëmtuar. Ajo kishte frikë se unë do të bëja diçka me modelen.

U mërzit aq shumë, dhe më udhëzoi të merrja këtë modelen më tha: “Nëse merr këtë nuk ka problem, ik bëje videoklipin, le të mos vij unë”. Dhe unë u deyrova të marr një modele super të shëmtuar. Po të shohësh klipin, të gjitha vajzat janë shumë të bukura, vetëm modelja ime është shumë e shëmtuar”, tregoi ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP