Një vajzë në SHBA i ka hequr babai të saj 40 qepje kirurgjikale nga koka, prej frikës së po të shkonte në spital do të infektohej me koronavirus.

Babai 68 vjeçar i Amber Van Brunt kreu operacion në tru në spitalin St Anthony në Oklahoma City, në fillim të marsit, por më vonë mësoi se nuk ishte më e sigurtë të kthehej atje prej epidemisë së Covid-19.

Van Brunt është një ish-infermiere dhe vendosi të heqë vetë qepjet e të atit, prandaj kontaktoi me doktorët dhe mori të gjitha pajisjet me postë sipas rregullave të distancimit social.

“Ai kishte qepje nga koka deri te qafa, kështu që nuk ishin pak po 40 të tilla. Nuk e kisha bërë kurrë më parë por e shikova dhe mësova. Mjeti i duhur që mora kalonte poshtë tyre i hiqte shumë kollaj”, thotë Van Brunt, duke shtuar se babaii saj, ish-oficer policie, ishte një pacient shumë i vështirë.

“Ishte një pacient shumë i keq, jo bashkëpunues” thotë ajo, duke shtuar se tashmë dy djentë e saj po kujdesen për gjyshin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP