Një gjykatë rajone në Gjermaninë lindore vendosi se banorët mund të shkojnë në një plazh popullor në Baltik këtë fundjavë. Sipas BBC, vendimi u mor nga gjykata e lartë e Greifswald në prag të fundjavës së Pashkëve, pavarësisht se vendi është në izolim.

Sipas gjykatës, vendimi për ndalimin e lëvizjes së njerëzve është disproporcional në cenimin e lirisë së njerëzve. Megjithatë gjermanët nga rajonet e tjera nuk lejohen në këtë plazh.

Advertisements

Qeveria e landit Mecklenburg e pranoi vendimin e gjykatës. Por ajo u ka bërë thirrje banorëve që të ruajnë distancën prej 2 metra për të shmangur infeksionet.

Temperaturat pritet të kalojnë 20 gradë këtë fundjavë.

Gjermania ka një numër shumë të ulët të vd ekshmërisë nga korona. Kjo për shkak të testimeve masive.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP