Një pensionist me koronavirus vd.iq në të njëjtën ditë me gruan e tij 63 vjeç, pasi refuzoi trajtimin kur mësoi që ajo ka ndë.rruar jetë.

Bill Dartnall, 90 vjeç, hoqi maskën e tij të oksigjenit pasi mori vesh për vd.ekjen e gruas së tij Mary, 81 vjeç, e cila kishte testuar gjithashtu pozitive për virusin.

Z. Dartnall ka punuar si pastruesh oxhakësh në Southampton për më shumë se 40 vjet. Zonja Dartnall filloi të kishte shqetësime me shëndetin dhe u dërgua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm Southampton dhe më pas rezultoi pozitive me koronavirus.

Disa ditë më vonë burri i saj pësoi një go.ditje në tru dhe u pranua në të njëjtin spital, ku u zbulua se edhe ai ishte me koronavirus.

Çifti, i cili jetonte në Millbrook, u trajtuan për atë që njihet si pneumonia Covid-19.

Në fillim ajo paraqiti shenja përmirësimi, por më pas shëndeti i saj u përkeqësua dhe vd.iq. Kur burri i saj e mori vesh, ai refuzoi oksigjenin dhe vd.iq pesë orë më vonë. Ishte një tr.agjedi e dyfishtë për dy vajzat e çiftit, Rosemary dhe Ann.

Rosemary shprehet: Kur e mori vesh që mamaja kishte nd.ërruar jetë, ai u përpoq ta tërhiqte maskën nga fytyra dhe e bëri të qartë se nuk dëshironte më oksigjen. Ai vd.iq paqësisht në gjumë, disa orë më vonë.+

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP