Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me diell dhe pa reshje në të gjithë vendin, por qytetarët do të duhet ta shijojnë nga shtëpitë e tyre, pasi qarkullimi është i ndaluar ditën e sotme.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperatura minimale do të shënohet në vendet malore me 4°C, ndërsa ajo maksimale në vendet e ulëta 21°C.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9/ 20°C

në vendet e ulëta: 8 / 21°C

në vendet malore: 4 / 16 °C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP