Numri i viktimave në Itali pëson sërish rritje, kur prej ditësh shifrat ishin në rënie dhe po mendohej se kurba do vinte duke u ulur.

Dje u shënuan 454 viktima, ndërsa sot 534, pra 80 më shumë, duke e çuar në 24.648 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura në shtetin fqinj.

Edhe rastet e reja janë rritur me afro 500, ku dje ishin 2256 ndërsa sot janë konfirmuar 2729, duke e çuar në 183.957 numrin e përgjithshëm të të prekurve me covid-19.

Italia numëron 51.600 të shëruar teksa 2471 pacientë ndodhen në gjendje kritike. Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë, në Itali janë realizuar gjithsej 1.450.150 testime.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP