Ditën e djeshme ka rezultuar i infektuar me COVID-19 një mjek i njohur i Dispancerisë Qendrore në Tiranë. Abc news raporton se bashkë me mjekun është konstatuar pozitiv edhe bashkëshortja e tij. Po ashtu, virusi ka hyrë edhe në shtëpinë e vëllait të mjekut, ku janë konstatuar pozitivë kunata dhe vajza e tij. Gjendja shëndetësore e të prekurve është stabilizuar.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se numri i të infektuarve ka shkuar në 678. Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur viktima dhe numri total i personave që kanë humbur jetën është 27. Ndërkohë 394 qytetarë janë shëruar. Harta është zgjeruar me 9 raste të reja në Tiranë, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin. Gjatë orëve të fundit nuk ka rezultuar asnjë person i infektuar në Krujë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP