3 persona të një fasonerie në Tiranë kanë rezultuar pozitiv të prekur me COVID-19. Sipas burimeve të prekur rezultojnë 2 punonjëse dhe përgjegjësja e tyre.

Kjo është fasoneria e parë në Tiranë që preket nga koronavirusi, ndërsa rastet e para të fasonerive të prekura me COVID-19 jnaë shënuar në Krujë.

Sipas burimeve 3 të prekurit me COVID rezultojnë në një fasoneri në Tiranë, ndërsa është dhënë urdhri që ajo të mbyllet. Tamponi u është bërë edhe disa punonjësve të tjerë ku pritet ende përgjigjia e tyre.

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 16 raste pozitive, 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.

Numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 766 raste në total, ndërsa i të shëruarve ka shkuar në 455 persona.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP