LDK-ja ka arritur marrëveshje koalicioni edhe me partinë Nisma e cila drejtohet nga Fatmir Limaj.

Nisma do të ketë zëvendëskryeministrin dhe dy ministri, atë të Tregtisë e Industrisë dhe Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale, spias mediave në Kosovë.

Ditën e djeshme LDK zyrtarizoi marrëveshjen me AAK-në dhe Listën Serbe, ndërsa mbetet të negociohet edhe me AKR-në dhe minoritetet.

AAK do të ketë katër ministri dhe një zëvendëskryeministër, Lista Serbe ka dy ministri dhe po ashtu një zëvendëskryeministër.

Nga ky koalicion u zotuan se nuk do ta rrisin numrin e ministrive më shumë se 15.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP