Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka njoftuar për shtyrjen e masave kufizuese ndaj pandemisë së koronavirusit deri në datën 3 maj.

Në një deklaratë për media, Conte njoftoi edhe për lehtësimin e disa masave. Bizneset si libraritë dhe dyqanet për fëmijë do të lejohet të hapen tha ai.

Advertisements

Conte tha se një grup ekspertësh i përbërë nga sociologë dhe psikologë po diskutojnë me komitetin shkencor teknik për mundësinë e rindërtimit të disa modeleve të reja të jetës ekonomike-sociale.

“Nga 14 prilli do të happen libraritë dhe dyqanet për fëmijët. Puna për fazën e dytë, nuk mund të presim që virusi të zhdukë çdo gjë nga territori tonë. Po punojmë në një program për grupin e ekspertëve dhe masat në punë. Sociologë, prikologë do do dalogojë me komitetin shkencor teknik. Do të kenë mundësi për të rimenduar disa modele të jetës ekonomike-sociale, duhet të krijojmë modele të tjera.

Pastaj është edhe protokolli për sigurinë në ambientin e punës. Ekspertët tonë po e integrojnë dhe po e riforcojnë. Ndaj rekomandimi është për të gjithë që të nisin që tani, të shfrytëzojnë këtë mundësi bllokimi për të dezinfektuar ambientet e punës dhe për të implementuar të gjitha masat mbrojtëse. Duhet të mendojmë edhe për mënyrën e re të transportit”, u shpreh Conte.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP