Pasditen e sotme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik nga gurët në veshka. Operacioni rezultoi me sukses dhe së fundmi Thaçi ka bërë të ditur se ka dalë nga spitali.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij të Facebook-ut ai lajmëron se do të vazhdojë të trajtohet në shtëpi.

“Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore”, shkruan presidenti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP