Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është përplasur me drejtorin e fasonerisë në Krujë, e cila u kthye në vatër koronavirusi. Të dy të ftuar në emisionin “Open” kanë dhënë fakte të ndryshme lidhur me mbylljen e fasonerisë.

Drejtori Shima është shprehur se nuk u njoftua nga Bashkia për mbylljen dhe se fasonerinë e kishin mbyllur vetë pas rastit të parë, ndërsa Rakacolli i është kundërpërgjigjur duke u shprehur se ishte e pamundur që ata të mos kishin asnjë njoftim, pasi emrin e fasonerisë e dinte gjithë vendi.

DEBATI NË STUDIO:

Rakacolli: Ne nuk merremi me emër zyrtar, me numër të saktë. “Endi sh.p.k” është vatër. Këtë e di e gjithë Shqipëria. Si nuk e di kompania? Ne nuk komunikojmë me emra, sepse ligji nuk na lejon të nxjerrim emra të personave të prekur. Duhet të ruajmë koefidencialitetin.

Jetnor Shima: Jo, nuk jemi në dijeni të shifrave që thotë bashkia. S’kemi marrë asnjë letër zyrtare apo telefonatë që ne si fasoneri kemi masë ndëshkuese për këtë gjë. Në rastin e parë i zonjës e mbyllëm fasonerinë.

Eni Vasili: A lejohet testi në spital privat? Shima tha që e ka bërë atje.

Rakacolli: Jo, kjo nuk lejohet, i vetmi institucion qe bën Sars Cov-2, është ISHP.

Shima: Unë e kam bërë testin e Covid-19, se di po e ka licensuar ISHP. Kam dokumentet.

Rakacolli: Është e paligjshme. Duhet të shoh rastin, sepse duhet parë, se mund të jetë keqkuptim se koronaviruset janë disa lloje.

Eni Vasili: Çfarë analize keni bërë?

Jetnor Shima: Unë e kam bërë por s’kam çfarë të nxjerr këtu./tch

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP