Dy tërmet të njëpasnjëshme kanë goditur dy ishuj në Greqi. Bëhet fjalë për Santorinin dhe Rodosin ku lëkundjet janë shënuar brenda një ore.

Sipas EMSC të dy tërmetet kanë pasur një ndjeshmëri të konsiderueshme në dy ishujt. Tërmeti i parë në ra në ishullin e dytë më të madh në Greqi atë të Rodos ku u shënua një me magnitudë 4.9. rreth një orë më pas ka është ndjerë edhe lëkundja e dytë në Santorini ose siç njihet ndryshe ishulli i VIP-ave me një magnitudë 4.1

Deri më tani nuk është raportuar për dëme, ndërsa zona njihet për aktivitetin e lartë të lëkundjeve sizmike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP