Donald Trump është vënë sërish në qendër të kritikave nga komuniteti mjekësor pasi sugjeroi kërkime nëse koronavirusi mund të mjekohet duke perdorur dezinfektues në trup.

Kritika të shumta pati edhe për sugjerimin e bërë prej tij, për të parë ndikimin në lu ftën ndaj virusit të trajtimit me rreze ultraviolet, ide e hedhur poshtë nga një mjek gjatë konferencës së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Një prej zyrtarëve të tij kishte deklaruar se rrezet e diellit dhe dezinfektuesi ishin të njohur për të vr arë infeksionin. Gjatë konferencës së Task forcës për Covid-19 të Shtëpisë së Bardhë, një zyrtar prezantoi rezultatet e studimit te fundit te qeverisë amerikane që treguan se koronavirusi duket se dobësohet më shpejt kur i ekspozohet rrezeve te diellit dhe nxehtësisë.

Sipas studimit gjithashtu, perdorimi i zbardhuesit dukej se mund të shka tërronte virusin në pështymë ose lëngje të frymëmarrjes brenda pesë minutave dhe alko oli izopropil mund ta vr iste atë edhe më shpejt.

Ndërsa vuri në dukje se kërkimi duhet të trajtohet me kujdes, Trump sugjeroi kërkime të mëtejshme në atë fushë.

“Pra, duke supozuar se goditëm trupin me një dritë të jashtëzakonshme, qoftë ultravjollcë apo thjesht dritë shumë e fuqishme, unë mendoj se kjo duhet kontrolluar dhe provuar si alternative”- tha ai, duke shtuar: “Një minutë. Dhe a ka ndonjë mënyrë që të bëjmë diçka të tillë, me injeksion brenda ose pothuajse pastrim? Kështu që do të ishte interesante ta kontrollosh këtë.”- tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP