“Vaksina është zgjidhja e vetme kundër pandemisë së koronavirusit. Deri në momentin që nuk do të ketë vaksinë, jeta nuk do të jetë normale”, thotë për Radion Evropa e Lirë profesor dr. Andrej Trampuz.

Trampuz është drejtor i laboratorit për hulumtimin e sëmundjeve infektive në “Charité, Universitätsmedizin” (“Charite – Mjekësia Universitare”) në Berlin.

Advertisements

Ai paralajmëron se në rast se pas kulmit të pandemisë do të krijohej hapësira për jetë normale, ashtu siç ka qenë më herët, atëherë pandemia do të shpërthente përsëri, sepse deri tani është e infektuar më pak se 1% e popullsisë të botës, që do të thotë se nuk ekziston imuniteti kolektiv.

“Do të ketë mundësi që të shkohet në punë ose të ketë tubime në grupe të vogla, por ngjarje të mëdha gjatë këtij viti nuk do të ketë. Edhe këto tubimet e vogla, me siguri që do të jenë me maska ose duke e ruajtur distancën. Deri në fund të këtij viti do të na duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe kjo nuk do të jetë një jetë normale”, thotë dr. Trampuz, në një intervistë për REL.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP