25 emigrantë shqiptarë kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Korçë, nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Mësohet se emigrantët shqiptarë janë lejuar të kalojnë kufirin dhe do të vetëkarantinohen në një hotel në Korçë për 14 ditë, si masë paraprake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Më herët, emigrantë të tjerë shqitarë që janë lejuar të futen në territorin e vendit tonë nga vendet e prekura nga koronavirusi, janë dërguar në Durrës në hotele që do të shërbejnë si karantinë, në Korçë, Pogradecë dhe Gjirokastër.

Gjatë ditës së sotme disa prej emigrantëve të vetëkarantinuar prej 14 ditësh, që nga dita e hyrjes në territorin shqiptar, kanë lënë hotelet dhe janë dërguar me autobusë në familjet e tyre pasi kanë rezultuar negativ ndaj covid-19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP