Në një lidhje live në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Edi Rama tha se deri më tani në vendin tonë situata është optimiste, vetëm në sajë të masave të marra nga ana e qeverisë.

Rama u shpreh se në rast se sot nuk do të ishin marrë masat e duhura, në vendin tonë tashmë do të kishte më shumë se 3 mijë persona të infektuar.

“Nëse nuk do të kishim marrë masa sot në vendin tonë do të ishin 3008 të infektuar. Me projeksionin mesatar do të kishim 600 të infektuar. Sot jemi vetëm 377, dhe ky është rezultati i mirë. Do të kishim më shumë të vd ekur, 206, por matja adekuate është ajo me 1 milionë banorë. Të vd ekurit janë jetë njerëzish jo numra. Na dh embin, të shëruarit na gëzojnë po ashtu. Nëse ecim kështu, lu ftën do e bëjmë kryelartë. Ju falenderoj të gjithëve për ndihmën që keni dhënë”, tha Rama.

Rama foli dhe për situatën në qytetin e Shkodrës, ku tha se ka pasur një bashkëpunim të munguar me pushtetin vendor.

“Më tutje, dua t’ju bëj një apel të gjithë banorëve të Shkodrës, respektoni rregullat, sepse mos-respektimi i rregullave dhe shpërfillja e disa masave elementare e ka kthyer Shkodrën në një bom bë me sahat.

Po punojmë për t’i mbështetur të gjithë ata që janë në nevojë, megjithëse s’kemi bashkëpunim me strukturat vendore, por në fund të ditës është disiplina e hekurt.

Do të bëjmë gjithçka të këpusim zinxhirin e infektimit dhe të realizojmë izolimin e të gjithë infektuarve. Por ama, situata është shumë shumë shumë delikate”, u shpreh kreu i qeverisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP