Donald Trump tha sot se SHBA-ja do të ndërmarrë veprime të forta kundër Kinës duke urdhëruar hetime në Pekin pasi pretendoi se ata kishin dijeni për kërcënimin e koronavirusit më herët sesa lajmëruan dhe se mund të kishin bërë më shumë për të ndaluar pandeminë.

‘Ne kemi një rekomandim shumë të veçantë. Por ende nuk jemi të kënaqur me të’, tha Trump për pasojat e mundshme ekonomike kundër Kinës.

‘Nuk ka asgjë pozitive në lidhje me atë që ka ndodhur në Kinë, gjë që ka të bëjë me këtë temë. Asgjë pozitive’, vazhdoi Presidenti ndërsa foli para gazetarëve gjatë një takimi të Zyrës Oval me Guvernatorin e Luizianës John Bel Edwards.

Luiziana është një nga shtetet më të goditura nga koronavirusi pasi një ‘pikë e nxehtë’ u shfaq në New Orleans pas festimeve masive të Mardi Gras në fund të shkurtit.

“Ne jemi me fat që e ndaluam vërshimin e virusit nga Kina në vendin tonë”, tha Trump, duke lavdëruar vendimin e tij për mbylljen e udhëtimeve nga Kina në SHBA. Trump tha se OBSH-ja po sillej sikur punonte për Kinën, dhe tha se do të lëshonte një ‘rekomandim’ për mënyrën se si do duhet të merret me Kinën dhe OBSH-në.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP