Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur në Mat.

Një banesë në fshatin Pleshë është përfshirë nga flakët dhe si pasojë ka humbur jetën një e moshuar.

Burime policore, konfirmojnë për noa.al, se e ndjera është B.D., rreth 80 vjeçe, raporton noa.al.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP